Takim

Takim

Kryetari i Dhomës së Posaçme, z. Sahit Sylejmani priti në një takim Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z. Petrit Gashi

 

 http://dhomaeposacme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/13/2019/03/IMG_4811.JPG

Prishtinë, më 08.01.2016 – Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, z. Sahit Sylejmani  priti në një takim Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare  të Privatizimit, z. Petrit Gashi.  Në takim të pranishëm ishin edhe  z. Avni Jashari, u.d. Zëvendës Drejtor Menaxhues  në Agjenci si dhe Administratori dhe Kryeregjistruesja  të Dhomës së Posaçme,  z. Isuf Behluli dhe znj. Labinote Ismaili. 

Gjatë këtij takimi u diskutuan problemet dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar të dy institucionet në punët e tyre.Gjithashtu u potencua nevoja e vazhdimit të takimeve  me qëllim të shtimit të aktiviteteve rreth zgjidhjes së çështjeve problemore që kanë të dy institucionet në punën e tyre gjatë procedimit të çështjeve që hyjnë në juridiksionin e tyre.