Takim

Takim

Takimi i radhës së Gjyqtareve të Dhomës Posaçme

Gjyqtarët e Dhomës Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.02.2016, shprehen shqetësimet e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë së kosovës, për shtesën në pagë prej 300 €, e cila ka përfëshirë vetëm Gjyqtaret e Departamentit për Krime të Rënda. Gjyqtaret e kësaj Dhome me vendim për pagesa shtesë i cili i ka përfirë vetëm një kategori të gjyqtarve e konsideruan si diskriminues, pasi i njëti  ka bërë dallime në trajtimin e gjyqtarëve. 

Kjo për faktin se Dhoma e Posaçme gjykon raste të rënda dhe të ndrlikuara me shifra marramendëse dhe ata duhet të trajtohen si kategori e rrezikuar, e jo të diskriminohen nga koleget e tyre. Ata kërkuan korigjimin e menjëhershëm të vendimit në fjalë, në mënyrë që i një vendim i tillë të mos ndikoj në efikasitetin e punës së kësaj Gjykate. 

Në fund gjyqtaret kërkuan nga Kryetari i kësaj Gjykate që me një shkresë ti drejtohet akëterve kompetent për korigjimin e vendimit të tillë.